Samstag, 9. Mai 2020

Rreth oqeaneve

oqean fotografi ocen ozean deti det.jpg

Edhe pse 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, oqeanet janë ende një mister për shumë shkencëtarë.

Është interesante se më shumë njohim sipërfaqen e hënës se sa, çfarë saktësisht fshihet në thellësitë e oqeanit. Në fakt, 12 persona kanë shkelur në hënë, kurse vetëm tre ishin në kanalin Mariana, vendin më të thellë të planetit, i cili është 11 kilometra i thellë, shkruan Live Science.

Shumë objekte historike ndodhen në oqeane

Më shumë objekte historike mund të gjenden në oqeane se sa në muzetë e mbarë botës, shkruan National Geographic.

Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për orë diellore të Vikingëve për lundrim (navigacion) apo dhuratë e perëndive të lashta, shumë gjëra të historisë botërore mund të gjenden në fund të oqeanit. Nëse kësaj i shtohet numri i madh i fundosjes së anijeve, rrënojat e të cilave shtrihen në fund të oqeanit, është e qartë se çfarë mund të gjenden në thellësitë e deteve dhe oqeaneve.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) James Delgado tregon se gjatë gjithë historisë kanë ndodhur madje 1 milion fundosje të anijeve, por shumica e rrënojave është ende e pazbuluar.

Ari i fshehur

Në oqean fshihet shumë më tepër pasuri se sa ne mund të imagjinojmë, e cila nuk përfshin vetëm florën dhe faunën.

Sipas Agjencisë Kombëtare të oqeaneve dhe atmosferës, oqeanet përmbajnë rreth 20 milion tonelata ar.

Është vlerësuar se, nëse do të mblidhej i tërë ari nga oqeanet, çdo person në Tokë do të kishte 4 kilogramë metal të çmuar.

Koralet kanë krem dielli

Shkencëtarët apelojnë se ngrohja e madhe e oqeaneve, ndotja dhe ndikimi i njeriut kërcënojnë jetën detare në botë.

Shkëmbinjtë koralorë janë ndër banorët më të ndjeshëm të oqeanit. Megjithatë, korali ka një mënyrë natyrale për mbrojtje: kremin e diellit.

Miliona vjet më parë, koralet në kepin e madh koralorë të Australisë kanë zhvilluar një barrierë mbrojtëse që i ndihmon ata të mbijetojnë nga dielli, sipas një deklarate të Organizatave të Bashkuara për kërkime shkencore dhe industrisë.

Ujëvarat e fshehura

Besoni apo jo, në oqeane fshihen madje edhe ujëvarat. Teknikisht, ujëvara më e famshme në botë ndodhet nën ujë, në mes të Groenlandës dhe Islandës.

Kjo ujëvarë nënujore, e cila është e njohur edhe si katarakt i kalimit (pasazhit) danez, përmban 5 milionë metra kub dhe bie në kaskada të pabesueshme prej 3 505 metra.

Ujëvara është formuar nga ndryshimet e temperaturës në ujë nga të gjitha anët e kalimit danez. Kur është më ftohtë, uji më i dendur nga lindja takohet me atë më të ngrohtë, më të lehtë nga perëndimi, ndërsa uji i ftohtë depërton përmes dhe bie nën ujin e nxehtë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen