Samstag, 9. Mai 2020

Alpet e Shqiperise

 Alpet Shqiptare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje. Alpet Shqiptare  përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.
Alpet Shqiptare në Shqipëri.-nga pikpamja gjeografike ato zëjnë hpësirën veriore të Shqipërisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2114 km2, duke u shtrirrë nga lugina e Drinit në jug deri në ekstremin e Vemoshit në veri me një gjatësi 63 km dhe me një shtririje nga perëndimi në lindje për 48 km.[1]
Në Alpe mbizotrojnë majat e mprehëta e të larta. Vargjet malore, që dalin në formë rrezesh nga blloku i Jezercës vijnë shkallë shkallë duke u ngritur nga 1500 në 2600 m në qendër. Nga ana tjetër luginat janë të thella, duke formuar kontrast të jashëtzakonshëm me kreshtat e maleve, pamja e përgjithshme e Alpeve është ajo e një kupolle gjigante, në qendër të së cilës  ngriten katër maja të lara ( e Jezercës, Poplukës, Pecakeqit dhe Alisë.
Në këtë masiv malor, lartësitë mbi 1000 m zënë afëqërsisht 2/3 e sipërfaqes së përgjithshme. Në pikpamjë gjeografike Alpet në Shqipëri ndahen në Alpet Perëndimore dhe në Alpet Lindore. Si kufi mdis këtyre dy zonave shërben lumi i Shalës.
Relievi i Alpeve Shqiptare në pjesën më të madhe përbëhet  prej shkëmbinjëve gëlqerorë. Është kjo  arsyeja  që kreshtata malore janë të thepisura dhe të ashpra, me plot gropëza të formuara nga akullnajat, si dhe me tunele, guva e shpella me bukuri të veçantë. Mandej vijnë shkëmbinjët  e quajtur flishe , të cilët janë të parezistueshëm nga ujrat. Pozicioni verior i Alpeve, lartësia e madhe ndikon drejtëpërdrejt edhe në formimin e klimës.
Klima në Alpe dallon dukshëm nga zonat tjera  të Shqipërisë. Përgjithsisht ajo është malore dhe vetëm në një brez të ngushtë në shpatet perëndimore është nën ndikimin e klimës medhetare kodrinore. Reshjet mesatare  lëvizin midis 1800 mm në Tropojë deri 3100 mm në Bogë.[2]
Alpet janë të pasura me ujëra, me prurje të luhatshme  të ujit gjat viti. Në pranverë dhe verë, kur shkrihet bora, lumenjtë sjellin shumë ujë, në dimër më pak.  Rrjedha e shpejt e lumenjëve dhe me shum ujë ka ndukuar në potencialin e madh hidroenergjetik. Valbona është lumi më i madh i Alpeve Shqiptare.
Bimësia, varësisht nga lartësia , fillon  nga shkurret mesdhetare, kalonnë pyje të dushqeve dhe të ahut, më larty me pyje halore, kurse në pjesët më të larta janë të mbuluara me kullota alpine dhe zonë e zhveshur shkëmbore. Alpet dallohen edhe me faunë të pasur dhe të llojllojshme. Në Alpet Shqiptare jetojnë  rreth 50 000 banorë,[3] por janë rrallë të banuara. Vendbanimet i hasim kryesisht në pjesët e zgjeruara të luginave, siç janë: Tropoja, Valbona, Dragobia, Rragami, Thethi, Vërmoshi etj.
Pylltaria  është degë e rëndësishme, mirëpo kohëve të fundit po bëhen atraktyive për zhvillimin e turizmit me klimë të shëndoshë, me natyrë të ruajtur dhe të pastër, me shtigje të mira për skijim, jo vetëm të turizmit dimrorë, por edhe atij veror. Qendrat kryesore janë: në  Theth, në Rrazëm, në Valbnë etj. Zerion.net
Ismet Azizi

Valbona

valbona.jpg

Ismet Azizi
Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.
Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.
Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.

Rreth oqeaneve

oqean fotografi ocen ozean deti det.jpg

Edhe pse 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, oqeanet janë ende një mister për shumë shkencëtarë.

Është interesante se më shumë njohim sipërfaqen e hënës se sa, çfarë saktësisht fshihet në thellësitë e oqeanit. Në fakt, 12 persona kanë shkelur në hënë, kurse vetëm tre ishin në kanalin Mariana, vendin më të thellë të planetit, i cili është 11 kilometra i thellë, shkruan Live Science.

Shumë objekte historike ndodhen në oqeane

Më shumë objekte historike mund të gjenden në oqeane se sa në muzetë e mbarë botës, shkruan National Geographic.

Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për orë diellore të Vikingëve për lundrim (navigacion) apo dhuratë e perëndive të lashta, shumë gjëra të historisë botërore mund të gjenden në fund të oqeanit. Nëse kësaj i shtohet numri i madh i fundosjes së anijeve, rrënojat e të cilave shtrihen në fund të oqeanit, është e qartë se çfarë mund të gjenden në thellësitë e deteve dhe oqeaneve.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) James Delgado tregon se gjatë gjithë historisë kanë ndodhur madje 1 milion fundosje të anijeve, por shumica e rrënojave është ende e pazbuluar.

Ari i fshehur

Në oqean fshihet shumë më tepër pasuri se sa ne mund të imagjinojmë, e cila nuk përfshin vetëm florën dhe faunën.

Sipas Agjencisë Kombëtare të oqeaneve dhe atmosferës, oqeanet përmbajnë rreth 20 milion tonelata ar.

Është vlerësuar se, nëse do të mblidhej i tërë ari nga oqeanet, çdo person në Tokë do të kishte 4 kilogramë metal të çmuar.

Koralet kanë krem dielli

Shkencëtarët apelojnë se ngrohja e madhe e oqeaneve, ndotja dhe ndikimi i njeriut kërcënojnë jetën detare në botë.

Shkëmbinjtë koralorë janë ndër banorët më të ndjeshëm të oqeanit. Megjithatë, korali ka një mënyrë natyrale për mbrojtje: kremin e diellit.

Miliona vjet më parë, koralet në kepin e madh koralorë të Australisë kanë zhvilluar një barrierë mbrojtëse që i ndihmon ata të mbijetojnë nga dielli, sipas një deklarate të Organizatave të Bashkuara për kërkime shkencore dhe industrisë.

Ujëvarat e fshehura

Besoni apo jo, në oqeane fshihen madje edhe ujëvarat. Teknikisht, ujëvara më e famshme në botë ndodhet nën ujë, në mes të Groenlandës dhe Islandës.

Kjo ujëvarë nënujore, e cila është e njohur edhe si katarakt i kalimit (pasazhit) danez, përmban 5 milionë metra kub dhe bie në kaskada të pabesueshme prej 3 505 metra.

Ujëvara është formuar nga ndryshimet e temperaturës në ujë nga të gjitha anët e kalimit danez. Kur është më ftohtë, uji më i dendur nga lindja takohet me atë më të ngrohtë, më të lehtë nga perëndimi, ndërsa uji i ftohtë depërton përmes dhe bie nën ujin e nxehtë.

Bermuda

bermudatriangle.png
Trekendeshi i Bermudes, zona misterioze.
Vendi ku jane zhdukur pa shkak anijet qe kane hyre ne te. Thuhet se ne kete zone jane zhdukur dhe aeroplane qe kane fluturuar mbi te.
Perpjekje per zbulimin e ketij misteri kane qene te shumta por asgje konkrete nuk eshte arritur.
Kush ka njuhuri te tjera qe lidhen me kete mister le te na i tregoj.